Skip to content
Të Gjitha

Panik në godinën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, bie zjarr

· 1 min lexim

Gjatë mesditës së sotme në ambientet e godinës së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve ka rënë zjarr.

Mësohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik të godinës.

Si pasojë e flakëve të zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse në vendngjarje kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Nuk dihet ende nëse janë djegur dokumente të rëndësishme si pasojë e zjarrit.