Një autobot që transportonte gaz, është përmbysur në aksin Gjirokastër-Sarandë, pranë kthesës së Muzinës.
Sipas ‘Newsbomb’, shkak dyshohet se është bërë lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura.
Për fat të mirë autoboti nuk pësoi çarje, përndryshe pasojat do ishin fatale.
Deri më tani nuk raportohet për viktima dhe as të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikëset dhe policia.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e ngjarjes.