Skip to content
Rajoni

Pandemia në rajon/ Greqia dhe Maqedonia e Veriut me qindra raste, bie numri i viktimave! (BILANCI)

· 2 min lexim

Një valë tjetër e koronavirusit ka përfshirë botën, Europën dhe një pjesë të mirë të Ballkanit.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 927 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 40 viktima. Në total shteti fqinj ka 141.453 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 5051 viktima.

Nga ana tjetër në Maqedoni të Veriut janë shënuar 580 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit dhe 9 viktima. Në total janë 84.709 raste pozitive  dhe 2559 viktima.

Vazhdohet situata kritike në Maqedoninë e Veriut, fqinjit tonë, pasi rastet me covid-19 janë shtuar.

Kryeqendra e infektimeve ishte sërish Shkupi me 254 raste teksa rritje kishte thuajse në të gjitha qytetet e tjera si Kumanova 32, Kavadari 30, Prilepi 30, Terova 21, Velës 28, Manastir 23 e Ohër 23.

Kujtojmë se në Greqi, situata u rëndua në rajonet e Atikës dhe Kozanit ku u morën masa të tjera shtrënguese dhe rivlerësim të mëtejshëm çdo 5 ditë.

Kësisoj, gjysma e rajonit të Atikës Perëndimore do të përballet me një izolim më të rreptë deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.

Megjithatë, autoritetet shpallën masa shtrënguese më të forta për disa zona të Athinës ku situata paraqitet më alarmante. Për një javë në këto zona ndalimi i qarkullimit do të nisë në 18:00 deri në 05:00. Gjithashtu, do të mbyllen të gjitha aktivitetet jo të domosdoshme./Gazetareforma.com/