Skip to content
Rajoni

Pandemia në Kosovë, 8 viktima dhe rënie e rasteve të reja me covid-19

· 1 min lexim

Situata nga pandemia në Kosovë, po vjen drejt një përmirësimi të lehtë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 8 viktima nga koronavirusi, si dhe janë kryer 1 mijë testime ku kanë rezultuar pozitiv me covid019, 342 pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç).

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.001 mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit, po ashtu janë shëruar edhe 342 pacientë.

Që prej 13 marsit, e deri më 20 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 48.905 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.256 pacientë kanë vdekur dhe 36.568 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19. Raste aktive, ndërkaq, vazhdojnë të jenë 11.081./Gazetareforma.com/