Skip to content
Rajoni

Pandemia e Covid-19 Itali, rritet numri i të infektuarve dhe viktimave

· 2 min lexim

Italia dhe Greqia vazhdojnë që të kenë shifra të larta të numrit të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid-19 janë 15 774  persona, numër ky më i lartë se ai i një dite më parë ku u regjistruan 12 532 raste të reja pozitive, por me shumë më pak testime të kryera.

Ndërkohë numri i viktimave është rritur më shumë se një ditë më parë lu ishin 448 pasi në 24 orët e fundit 507 persona kanë humbur jetën. Tamponët e kryer ishin 175,420. Ndërkohë që shkalla e pozitivitetit bie në 9%. Pacientët e shtruar në spitale janë në rënie, 57 më pak në kujdes intensiv, 187 më pak në pavijone të tjera. Në 24 orët e fundit, 165 persona të tjerë hynë në kujdes intensiv, për një total prej 2,579.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar sot vendimin e qeverisë italiane, për të rihapur muzetë në zonat e vendit më pak të prekura nga epidemia e Covid-19.

Gjithashtu ministri komunikoi në Parlamentin italian se për shkak të situatës nga pandemia, qeveria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill. Sipas Ministrit Speranza, qeveria Conte ka vendosur që këto masa të reja të hyjnë në fuqi duke nisur nga 16 janari.