Pandemia, BB: Shqipëria do të humbasë 1.4 % të GDP, do rritet varfëria dhe borxhi publik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fakti që ekonomia botërore do kalojë një krizë të thellë dhe shume vende do pësojnë rënie të mëdha si pasojë e COVID-19, është tashmë i pashmangshëm.

Një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Boptërore të Tregtisë paralajmëroi se pandemia mund të shkaktojnë recesionin më të thellë të përjetuar ndonjëherë, duke shtuar se bota duhet të synojë shfrytëzimin sa më shumë të mundet të të gjithë nxitësve ekonomikë në zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës.

Edhe vendi ynë, ndonëse po e përballon mirë situatën e koronavirusit, do përballet me probleme të mëdha, teksa sipas Bankës Botërore pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“COVID-19 ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.- tha Cyril Muller, zëvendespresident i BB për Europën dhe Azinë Qendrore.

Sipas Muller, duhet vepruar me shpejtësi për t’i fuqizuar sistemet e shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale, për ta mbështetur sektorin privat dhe për ta ruajtur stabilitetin financiar.

Megjithatë situata nuk paraqitet kaq e zymtë, pasi sipas Bankës Botërore ka një fije shprese, pasi nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e dytë, ekonomia mund të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit.

Më tej, në raport thuhet se borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, teksa defiçti do të rritet në 3,9 për qind të PBB, si pasojë e të ardhurave të pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Gjithashtu, edhe varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind, por gjithçka varet nga kohëzgjatja e masave kundër COVID-19, pasojat në punësim dhe në të ardhura.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, nëse COVID-19 zgjat deri në tremujorin e dytë të 2020 ose rikthehet sërish në 2021, efektet negative mbi kërkesën pritet të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdojnë.

Likuiditeti i konsiderueshëm në sektorin bankar vendas mund të lehtësojë rreziqet e menjëhershme të financimit, ku pjesën më të madhe e financimit të brendshëm e kapin investimet e sektorit privat.

Po ashtu, do goditet edhe industria nxjerrëse e vendit, si pasojë e kërkesës së dobët globale e reflektuar në çmime më të ulëta të mallrave dhe një rënie e vazhdueshme e çmimeve të naftës.

Po ashtu, Banka Botërore ka deklaruar se është duke marrë masa për t’i ndihmuar vendet në zhvillim duke u dhënë deri në 160 miliardë dollarë gjatë 15 muajve në vijim.

Shpërndaje
Share.

Komento