Skip to content
Bota

Pamjet e tmerrshme të pasojave të tërmetit të filmuara me dron (video)

· 2 min lexim

Këto janë pamje të filmuara me dron ku duken pasojat shkatërruese që kanë lënë pas lëkundjet të magnitudës 6.6 të shkallës Rihter në Izmir të Turqisë. Aty vijojnë ende operacionet e shpëtim-kërkimit për personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e pallateve të shembura.

Deri më tani, janë regjistruar 13 viktima në Izmir dhe 2 viktima në Samos në Greqi ku gjithashtu janë ndjerë lëkundjet.

Trupat e kërkim shpëtimit nxorën edhe një personat të cilën ngelur nën gërmadha. Ndërkohë që janë 438 të plagosur. Misionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në 17 ndërtesa të shembura.

Më parë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdoğan shprehu edhe njëherë keqardhjen dhe dhimbjen e popullit turk për jetë e humbura në tërmetin e sotëm.

“Numri i viktimave ka arritur tanimë në 12. Numri i të plagosurve ishte në 438. Midis tyre, 5 nga shtetasit tanë në momentin që flasim po luftojnë me vdekjen në operacione. 8 të tjerë janë  në kujdes intensiv” , njoftoi Erdogan.

Ai tha se shteti i ka mobilizuar të gjitha mjetet e nevojshme për të shpëtuar qytetarët të cilët ende gjenden nën rrënoja.   “Ne mobilizuam të gjitha mjetet që përpjekjet e shpëtimit të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.” tha ai.
/GazetaReforma.com/