Pamjet e atentatit në Lezhë, si tentuan ta vrisnin 27-vjeçarin për 400 mijë lekë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Lezhës ka shpallur në kërkim Kristjan Ndocin dhe Kristian Petukun, të cilët akuzohen për tentativën e vrasjes ndaj Saimir Shaqes.

Kjo ngjarje është regjistruar më 28 shtator të 2019-ës, vetëm 700m larg drejtorisë së Policisë së Lezhës.

Sipas “Shqiptarja.com”, policia e ka referuar ngjarjen në prokurori, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.

Pas studimit të materialeve, prokrurori i çështjes i është drejtuar Gjykatës së Lezhës me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Kanë qenë pamjet filmike që kanë kapur momentin, kur Petoku dhe Ndoci duke lëvizur me një mjet tip “Porche Panamera”, kanë qëlluar në mjetin me të cilin po shkëmbeheshin, pasi i kishin bërë shenjë që të ndalonte.

Kristian Ndoci del nga makina dhe qëllon në mjetin që drejtohej nga 27-vjeçari, duke e lënë të plagosur.

Më pas ai hipën sërish në mjetin “Porche” dhe largohet në drejtim të “Ishull Lezhës”.

I plagosuri ndërkohë ndodhej në një fuoristradë ngjyrë gri.

Ai ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se më 28 shtator, në një lokal te “Kryqëzimi i Shëngjinit”, i ka kërkuar Kristjan Ndocit 40 mijë lekët e rinj që i kishte borxh, pasi i duhen.

Kristjani i thotë se do t’ja japë, por nuk i ka aktualisht.

Në këtë moment, Shaqja i merr telefonin “i-Phone” dhe i thotë se do t’ja kthejë, kur t’i shlyej borxhin.

Pak më vonë ata janë shkëmbyer me makina në qytet, ku Ndoci e ka qëlluar në bark Shaqen, duke e lënë të plagosur.

Shpërndaje
Share.

Komento