Bie aksidentalisht nga kati i shtatë, mjeku në Fier gjen vdekjen e menjëhershme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier, në lagjen “Konferenca e Pezës”.

Një 60-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të shtatë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se rënia ka qenë aksidentale.

Sipas “Dosja.al”, viktima është Siri Runaj.

Ky i fundit përveçse infermier, në Fier njihej edhe si këngëtar i polifonisë, si dhe merrte pjesë në festival të ndryshme.

Gjithashtu ai ka qenë kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

Mësohet se Runaj jetonte në banesë me bashkëshorten.

Shpërndaje
Share.

Komento