Skip to content
Të Gjitha

Pamje të rënda, Malko qëlloi ndaj vëllezërve Mumajesi në lokalin e basteve

· 2 min lexim

Ditën e sotme, “Balkanweb” ka publikuar pamjet e sulmit me armë në 27 qershor të 2018-ës në një lokal bastesh në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Protagonist është pikërisht, Santiago Malko, ish-polici i ekzekutuar disa javë në kryeqytet.

Ai qëlloi me armë zjarri ndaj vëllezërve, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi.

Pamjet janë kapur nga kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Policia deklaroi asokohe që po punonte për identifikimin e autorëve.

Edhe pse kamerat tregojnë qartë se autorët ishin Malko dhe shoku i tij me iniciale R.M., nuk dihet arsyeja se përse policia nuk i arrestoi.

Në pamje duket qartë se vëllezërit Mumajesi, të cilët ishin të paarmatosur, hedhin karriget në drejtim të Malkos e shokut të tij, për t’i shpëtuar plumbave.

Gjithashtu Malko është kapur nga kamerat e sigurisë gjatë përleshjes me armë zjarri tetorin e shkuar në lokalin në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Elio Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj.

Policia sërish e la të lirë Malko, pasi rezultoi se nuk ishte i implikuar.

Jo vetëm këto raste, por Malko është i përfshirë edhe në krime të tjera, nga të cilat ka dalë i palagur.

https://www.youtube.com/watch?v=BTHhcyDJwF4