Pallati gjigant te Shkëmbi i Kavajës do të shëmbet/ Në kërkim pronari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një relacion i hartuar nga Instituti i Ndërtimit, rekomandon që pallati 28 kate i lartë, i cili ndodhet në vijën e parë të plazhit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës të prishet.

Kjo pasi ka probleme të shumta të strukturës kryesore të cilat rrezikojnë shembjen e tij, nisur dhe nga fakti se leja e ndërtimit është shkelur.

Ky pallat u bë i njohur për opinion publik 2 vite më parë, kur gjatë shtesës së kateve, konstruksionet metalike të 3 kateve të fundit u shembën duke rrezikuar jetën e punëtorëve dhe banorëve, pasi pallati ka qenë i banuar në kohën kur kanë nisur punimet e tjera.

Policia ka shpallur në kërkim biznesmenin dhe pronarin Enver Shala pasi ka kërcënuar drejtorin e Institutit të Ndërtimit, inxhinerin Agron Hysenlliu, pas hartimit të relacionit për prishjen e një ndërtese 28-katëshe që ai ka në zotërim.

Biznesmeni, Enver Shala u ndalua atë vit nga Policia e Durrësit për ngjarjen, por u hetua në gjendje të lirë.

 

Shpërndaje
Share.

Komento