Skip to content
Bota

Palestinezët i kundërpërgjigjen marshit izraelit, mbahen protesta në Gaza

· 2 min lexim

Qindra palestinezë në Rripin e rrethuar të Gazës kanë protestuar kundër një marshimi provokues”nga nacionalistët izraelitë të ekstremit të djathtë përmes Jeruzalemit Lindor të okupuar.

E ashtuquajtura “Marshi i Flamujve”, e cila shënoi përvjetorin e pushtimit të Izraelit në 1967 në pjesën lindore të qytetit, erdhi ndërsa tensionet mbeten të larta për zhvendosjen e planifikuar të Izraelit të familjeve Palestineze nga lagjja e Sheik Jarrah.

Marshimi paraqiti një provë për qeverinë e re të brishtë të Izraelit si dhe armëpushimin e paqartë që përfundoi sulmin 11-ditor të Izraelit muajin e kaluar në Gaza, ndërsa  vranë 256 Palestinezë, përfshirë 66 fëmijë. Të paktën 13 njerëz në Izrael, përfshirë dy fëmijë, u vranë nga raketa të hedhura nga grupe të armatosura palestineze në Gaza.

Përpara marshimit, policia izraelite largoi me forcë dhjetëra palestinezë nga Porta e Damaskut e Qytetit të Vjetër. Të paktën 17 palestinezë u arrestuan dhe 33 të tjerë u plagosën ndërsa policia izraelite gjuajti me bomba goditëse në zonat përreth Portës së Damaskut.

Qindra ultranacionalistë hebrenj që morën pjesë në marshim u dëgjuan duke brohoritur “Vdekje Arabeve” në hebraisht. Në një tjetër brohoritje anti-Palestineze, ata bërtitën: “Le të digjet fshati juaj”.

Palestinezët thonë se brohoritje të tilla dëgjohen çdo vit gjatë marshimit.

Në Gaza, disa demonstrues dogjën fotografi të ish-kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu si dhe pasardhësit të tij të fundit, Naftali Bennett, ndërsa anëtarët e fraksioneve të ndryshme palestineze mbajtën fjalime.