Skip to content
Aktualitet

Pak minuta shi përmbytin Durrësin, del zbuluar korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë bregdetare

· 1 min lexim

Pamje vërtetë shqetësuese vijnë nga qyteti i Durrësit. Vetëm disa orë shi mbrëmjen e djeshme, dhe rrugët e qytetit duken sërish të përmbytura.

Siç shihet edhe në foto, niveli i ujit është ngritur disa centimetra, dhe kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve. Nuk ka munguar edhe dalja e ujërave të zeza në rrugë.

Vetëm disa orë shi, dhe kanë nxjerrë zbuluar gjendjen katastrofike të kanalizimeve dhe punën aspak serioze që është bërë ndër vite nga Bashkia, duke u përpjekur për përfitimet personale, e duke lënë për mëshirë të fatit qytetarët.

/GazetaReforma.com/