Skip to content
Kronikë

Pa skenën makabër ku motra vrau motrën me thikë, zbardhet dëshmia e nënës së tyre

· 1 min lexim

Policia ka marrë në pyetje këtë të hënë nënën e Amanda dhe Marsela Pushani, 2 motrat që u konfliktuan dhe fatkeqësisht njëra humbi jetën. E moshuara e cila pa skenën ku njëra vajzë vrau tjetrën me thikë në dëshminë e saj ka dhënë të njëjtin version si e arrestuara Marsela Pushani.

Sipas saj, viktima, Amanda Pushani prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe shpesh herë ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës se saj për t’i marrë para për alkool.

Ditën e ngjarjes, e ëma ka thënë se 37-vjeçarja ka ardhur e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Ne momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur në kushtet e vetëmbrojtes.