Skip to content
Aktualitet

OST ndërpret vazhdimisht energjinë elektrike në Golem, problem për pushuesit dhe banorët

· 1 min lexim

Ditët e fundit, gjithmonë e më shumë po raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike në Golem të Durrësit.

Qytetarët apo edhe pushuesit raportojnë probleme me energjinë. Siç shprehen, OST e ndërpret shpesh herë energjinë në banesat e Golemit, edhe pa bërë asnjë lajmërim.

Çdo ditë ka të paktën një ndërprerje të dritave. Problem është kthyer edhe për bizneset dhe hotelet e Golemit, që vazhdojnë të presin turistë.

Prej më shumë se një muaji vazhdon kjo situatë problematike.

/GazetaReforma.com/