Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se do të kryejë punime në transformatorin TR2 110/20kV 25MVA të nënstacionit Farkë.
Si pasojë e punimeve do të ndërpritet energjia elektrike për disa orë në disa zona të Tiranës.
OSHEE do të stakojë energjinë elektrike gjatë intervalit kohor 09:30-11:00.
Pa energji do të mbeten: Lundër, Vilat dhe Farkë.
Kujtojmë se dje këtij transformatori iu vendos eksploziv nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa autoritetet dënuan veprimin.