Skip to content
Kryesore

Osman Stafa paraqitet në SPAK për mungesën e medikamenteve në Onkologjik

· 1 min lexim

Gazetari i News24, Osman Stafa, është paraqitur këtë të enjte në SPAK në lidhje me kallëzimin e tij për mungesën e medikamenteve kimio në Spitalin Onkologjik.

Ai kishte depozituar më parë komunikime mes mjekëve të spitalit, që sipas tij dëshmojnë mungesën e vazhdueshme të ilaçeve vitale për pacientët me kancer gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas pretendimeve të Stafës, kjo situatë ka pasur pasoja të rënda për shëndetin e pacientëve, duke çuar në përkeqësim të gjendjes së tyre dhe në disa raste edhe në fatalitete.

Gazetari qëndroi për rreth 30 minuta në ambientet e SPAK, por nuk dha asnjë deklaratë për mediat pas daljes. Hetimet për çështjen vazhdojnë.