OSHE: Këto zona të Tiranës nesër do të jenë pa drita

0
43

Ditën e nesërme disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike.

OSHE ka publikuar një listë me zonat e kryeqytetit që do të kenë mungesë të energjisë elektrike për shkak të  punimeve që do të zhvillohen.

Me kërkesë të OST e cila do të stakojë energjinë për masë sigurie në linjën 110kV Tirana 1 220kV – Traktora, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut, gjatë intervalit kohor 07:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: Dajt, Babrru, Tufinë, Tujan, Ferraj, Carrë, ISHP, IKV, rruga “Sotir Caci”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj