Skip to content
Aktualitet

OSBE kritikon KQZ-në: Nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve

· 1 min lexim

Ditën e sotme në orën 15:00 vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë mbajtën një konferencë mbi mbajtjen e procesit zgjedhor në 30 qershor.

Kreu i misionit të OSBE /ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, tha gjatë raportit paraprak mbi zgjedhjet vendore tha se ato u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit.

Ndërsa për rezultatet e publikuara fillimisht nga KQZ, Glover tha se nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë pasi KQZ nuk ka qenë transparente.

“KQZ nuk ishte transparente në publikimin e vendimeve të saj”, u shpreh Glover.

Në fjalën e saj Audrey Glover foli në lidhje me të gjithë procesin, por nuk dha një mendim përfundimtar nëse këto zgjedhje janë me standarde për këtë gjë.

Ajo tha se rezultati i plotë do të jetë pas 2 muajsh dhe aty do të dalim me raportin përfundimtar për standardet e këtyre zgjedhjeve.