Skip to content
Të Gjitha

Ortodoksët kremtojnë “Ujin e bekuar”, beratasit sfidojnë temperaturat e ulëta për të kapur kryqin në Osum

· 1 min lexim

Shqipëria është përfshirë prej ditësh nga i ftohti i acartë.

Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar të rinjtë e Beratit, që të zhvillojnë ceremoninë e “Ujit të bekuar”.

Besimtarët u mblodhën përreth lumit Osum, për të ndjekur ritualin e hedhjes së kryqit në ujë.

Sipas “Report Tv”, kryqi këtë vit u kap nga 47-vjeçari, Fredi Xhimitiku.

Në krahasim me një vit më parë, ceremonia këtë vit kaloi pa incidente.

Dita e sotme për besimtarët ortodoksë njihet si “Dita e ujit të bekuar”.

Kjo ditë simbolizon pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.