Skip to content
Të Gjitha

Orges Bilbili mbyll gojën para policisë, ja çfarë gjeti policia në apartamentin e tij në Tiranë

· 2 min lexim

Orges Bilbili u plagos ditën e djeshme nga një efektiv i forcave “Shqiponja” pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë.

I riu kërcënoi me armë efektivin e policisë, i cili për ta neutralizuar e qëlloi në këmbë.

Si pasojë e të shtënave u plagos edhe një kalimtare e rastit.

Bilbili një ditë pas plagosjes ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe nuk ka folur ende për policinë.

Hetimet për 30-vjeçarin nga Lushnja, kanë zbuluar se ai jetonte në rrugën “Sitki Çiço” në kryeqytet, në një banesë me qira me një shtetas me iniciale A.K., i cili është shpallur në kërkim.

Ditën e djeshme kur ndodhi ngjarja ata kanë qenë të dy në rrugë, por shoku i Bilbilit u largua në drejtim të paditur.

Në banesën e tyre policia gjeti një armë zjarri, një dokument policie të falsifikuar dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Orges Bilbili është një person me rrezikshmëri të lartë.

Ai u ka shpëtuar plot 14 operacioneve policore për arrestimin e tij.

Orges Bilbili akuzohet për vrasjen në bashkëpunim me Laert Haxhiun të Besmir Hidës, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të 2019-ës në një lokal në qendër të Lushnjes.

Gjithashtu Bilbili rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik narkotikësh.

Njëkohësisht ka dyshime se ai është përfshirë në atentatin ku mbetën të plagosur nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili.

Orges Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Gorgio Riformato, avioni i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, ndërsa po përgatitej që të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.