Opozita konfirmon pjesëmarrjen në Këshillin Politik, por ka dy kushte

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita ka  konfirmuar ditën e sotme  pjesëmarrjen në Këshillin Politik i cili pritet të mblidhet sot në orën 18:00.

Me anë të një letre drejtuar përfaqesuesit të maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri opozita e bashkuar ka shprehur qëndrimin e saj duke vendosur dy kushte të panegociueshme.

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë 2 kriteret e opozitës për të vijuar punën. “Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve, ja të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.” thuhet në qëndrimin e opozitës së bashkuar.

Gjithashtu përfaqësuesit e PD dhe LSI Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit shprehen se opozita i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar i qëndron Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe Marrëveshjes së 14 Janarit dhe, pavarësisht provokimeve të herëpashershme që bëhen nga ana e Partisë Socialiste, jemi të palëkundur në vullnetin tonë për respektimin e këtyre marrëveshjeve, si rruga e vetme për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe pritshmërisë që ato kanë nga Reforma Zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje
Share.

Komento