Skip to content
Politikë

Opozita do bllokojë rrugët, Policia: Është vepër penale

· 1 min lexim

Policia e Tiranës është njoftuar nga opozita për tubimin që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe.

Uniformat blu janë njoftuar se do tubimi do zgjasë 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijojë qëndrimi i tyre.

Mësohet se në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH.

Njoftimi i Policisë

30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
* Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
* Rrethrrotullimi Milot
* Rrethrrotullimi Shkozet
* Rrethrrotullimi Bradashesh
* Rrethrrotullimi Rrogozhinë
* Rrethrrotullimi Levan
Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale.