Operacioni antidrogë në Greqi/ Në pranga 9 persona për trafikim droge, 1 ndër të cilët është shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Antarët e një organizate kriminale të trafikut të drogës, në rajone të ndryshme të Atikës ku përfshihej edhe Athina, u arrestuan pas një operacioni të policisë  greke të Atikës. Bëhet fjalë për tetë grekë dhe një shqiptar që janë vënë në pranga.

Policia bën me dije se u gjetën 2 kg dhe 509.4 gr kokainë, 1 kg dhe 178.7 gr kanabis të papërpunuar, 1.3 gr heroine dhe 388 gr përzierës për kokainën.
Gjithashtu u janë sekuestruar edhe 37.510 euro, katër makina, një motor, një pistoletë, katër peshore precize edhe 24 telefona celularë.


(shekulli)

Shpërndaje
Share.

Komento