Ministria e Financave: Fonde për ish-të përndjekurit, ja kush përfiton dëmshpërblim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përmes thesarit, buxheti i shtetit ka kaluar 66 506 625 lekë në llogaritë e ish- të përndjekurve politikë. Pagesat janë kryer në datën 18 dhjetor nga thesari dhe të gjithë ish- të dënuarit janë përfitues, të cilët kanë plotësuar në mënyrë të rregullt dosjet me dokumentat që u kërkon ligji.

Fondet
Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion dhe sipas radhës së caktimit të dëmshpërblimit, fondet do të ndahen në mënyrë proporcionale për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara, me kusht që vlera e dëmshpërblimit gjatë fazës së parë të mos jetë më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit/familjarët e viktimave, me kusht që në çdo rast, pjesa takuese që kompensohet të mos jetë më e vogël se 100 000 (njëqind mijë) lekë. Asnjë ish-i dënuar apo familjar i tij nuk mund të dëmshpërblehet jashtë këtij mekanizmi.

Kriteret
Sipas ligjit në fuqi, përfiton dëmshpërblim i dënuari ose familjarët e viktimave të dënuara, të ekzekutuara apo të pushkatuara. Për të përfituar dëmshpërblim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. a) të jetë dënuar me dënim kapital, heqje lirie, internim dhe dëbim apo të jetë izoluar në hetuesi ose në një institucion mjekësor psikiatrik, për shkak të një vendimi gjykate të formës së prerë, të një akti administrativ apo të urdhrave të hetuesisë, të dhëna gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 1.10.1991;
  2. b) heqja e lirisë, izolimi në hetuesi apo në një institucion mjekësor psikiatrik, me vendim gjyqësor të formës së prerë apo me urdhër të hetuesisë, të jetë për shkak të një vepre penale politike, siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji;
    c) të ketë kryer ose të ketë vuajtur dënim penal të padrejtë plotësisht ose pjesërisht; ç) të kenë fituar pafajësinë, sipas ligjit nr. 7541, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar; d) sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, të mos ketë kryer veprime të dëmshme, me pasoja për jetën e shtetasve të tjerë gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991.

Kush përfiton dëmshpërblimin, të gjitha kategoritë e listuara
Kërkesa për dëmshpërblim duhet të përmbajë:

  1. a) të dhëna për përbërësit e gjendjes civile të ish-të dënuarit politik, në kohën e dënimit dhe informacion aktual, sipas rastit, nëse janë ndryshuar emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, vendbanimi, seksi, raportet e atësisë e të mëmësisë për të dënuarit me vdekje, burgim, internim ose dëbim. Për të gjitha ndryshimet në përbërës, kërkesës duhet t’i bashkëlidhet edhe akti që i ka ndryshuar ato;
    b) të dhëna për periudhën e ekzekutimit (ditën)/vuajtjen e dënimit/dënimeve, hyrje-daljet nga burgimi, izolimi, internimi apo dëbimi;
    c) vendimin e gjykatës, të formës së prerë/aktin e internimit, aktin administrativ apo dokumentin zyrtar që provon internimin në kampe me rrethim me tela me gjemba, apo aktakuzën për izolim, nëse ka; ç) dokumentacionin për gjendjen familjare aktuale të ish- të dënuarit politik;
    d) çdo informacion, që ka ai për gabime ortografike apo materiale të përbërësve të gjendjes civile të tij, në vendim apo aktakuzë, për identifikimin e saktë të tij;
    dh) certifikatën e gjendjes civile, që provon të gjithë përbërësit e gjendjes civile dhe një adresë të saktë, të zgjedhur prej tij për komunikim. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më vonë se 45 ditë nga dorëzimi i kërkesës.

Për ish-të dënuarit që nuk jetojnë, apo familjarët e viktimave, kërkesa paraqitet nga familjari, sipas rrethit të përcaktuar në këtë ligj. Në këto raste kërkuesi paraqet dokumentacionin që provon lidhjen familjare me ish-të dënuarin politik, si dhe dokumentacionin që provon se cilët nga familjarët përfitues të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji janë të gjallë. /Gsh.al/

Shpërndaje
Share.

Komento