Skip to content
Kronikë

Operacion kundër bandave të “Ndrangheta” në Itali, arrestohen 11 persona

· 1 min lexim

Është zhvilluar sot një operacion antidrogë nga karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Vibo Valentia.

Në operacion u përfshinë tetë helikopterë dhe qen antidrogë për ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga gjyqtari hetues me kërkesë të DDA të Catanzaro.

Ata akuzohen për transportim, posedim, shitjen dhe transferimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash, si dhe blerjen dhe transferimin e substancave narkotike, që vinin nga jashtë, kryesisht nga Shqipëria.

Veprimtaria hetimore është vijimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos dhe sipas akuzës ka bërë të mundur konstatimin e përfshirjes në shoqatën e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike.