Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

OKB akuzon Rusinë për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut në Ukrainë

09:36 01/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një delegacion rus i nivelit të lartë, i përbërë nga 36 ekspertë ligjorë rnuk ka arritur të bindë një komision mbikëqyrës të OKB-së se qeveria ruse ka respektuar Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.

Rusia ishte një nga gjashtë vendet anëtare në konventë, që iu nënshtrua monitorimit nga Komisioni 18 anëtarësh për Eliminimin e Diskriminimit Racor.

Komisioni, i cili monitoron zbatimin e konventës nga shtetet anëtare, shprehu shqetësim të thellë për “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit të armatosur (në Ukrainë) nga forcat ushtarake të Federatës Ruse dhe grupet private ushtarake kundër atyre të që janë të mbrojtur prej konventës, veçanërisht qytetarëve ukrainas”.

Anëtari i Komisionit, Mehrdad Payandeh tha se që nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, komisioni ka marrë njoftime për shkelje dhe abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, duke përfshirë “raste dhe praktika të përdorimit të tepruar të forcës, vrasjeve, torturës, përdhunimit dhe formave të ndryshme të dhunës seksuale”, që pretendohet se janë kryer nga shteti rus.

Komisioni ka marrë informacion edhe për marrjen me forcë dhe zhvendosjen në Rusi të banorëve dhe fëmijëve, nga territoret ukrainase të aneksuara nga Moska apo të kontrolluara prej saj.

“Ne i kemi trajtuar këto shqetësime”, tha zoti Payandeh. “Sërish, Federata Ruse nuk i komentoi këto shqetësime apo nuk dha më shumë informacion për ato”.

Në mesin e muajit prill qeveria ukrainase raportoi se më shumë se 19384 fëmijë janë marrë me forcë dhe janë zhvendosur në Rusi dhe fati i mijëra të tjerëve mbetet i paqartë.

Organizatat e OKB-së dhe të të drejtave të njeriut thonë se shumë fëmijë dyshohet se u janë dhënë për birësim familjeve ruse.

Në 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për Maria Lvova-Belovan, Komisionere e Zyrës së Presidentit rus për të Drejtat e Fëmijëve, për përfshirjen e tyre në deportimin e fëmijëve nga territoret e pushtuara në Ukrainë.

Anëtarët e komisionit i bënë thirrje Federatës Ruse që të kryejë hetime të paanshme për të gjitha rastet e raportuara të abuzimit të të drejtave të njeriut të përmendura në raportin e tij.

Ata po kërkojnë gjithashtu t’i jepet fund praktikës së mobilizimit të detyruar ushtarake të anëtarëve të komunitetit tatar të Krimesë. Rusia nuk ka komentuar ende raportin./ VOA

Të tjera

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës
Aktualitet

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës

Hamas ka pranuar një propozim për armëpushim 60-ditor me Izraelin, i cili përfshin lirimin e gjysmës së pengjeve të mbajtura...

20:49 18/08/2025
Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë

Një aksident i rëndë ka tronditur sot autostradën Egnatia në lindje të Greqisë, ku tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën...

19:35 18/08/2025
Para
Bëri “kapon”me familjen e gruas, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë (Emri)

Bëri "kapon"me familjen e gruas, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës

Hamas pranon armëpushim me Izraelin dhe lirim pengjesh: Shpresa ringjallet për fundin e luftës

20:49 18/08/2025
Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë

Aksidenti tragjik në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën të shkrumbuar në makinë

19:35 18/08/2025
Investigimi/ Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit

Investigimi/ Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit

19:27 18/08/2025
Çadra, tym e propagandë: Shqipëria që Rama nuk e rindërtoi kurrë

Çadra, tym e propagandë: Shqipëria që Rama nuk e rindërtoi kurrë

16:05 18/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.