OFL kundër ligjit? “Policia nuk ka të drejtë t’ju kontrollojë në rrugë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kanë kaluar rreth 15 ditë që nga miratimi i paketës “Anti-KÇK’ dhe dalja në terren e Forcës Speciale OFL (Operacioni Forca e Ligjit).

OFL ka organizuar aksione të shumta në qytetet të ndryshme të Shqipërisë, teksa ka në dorë listën me 250 subjektet e para që do hetohen nga ligji.

Aksioni  konsiston në kontrollimin që u bëhet automjetve luksoze, të cilat shihen si të dyshimta nga forcat që gjenden në terren dhe kjo ka shkaktuar debate të shumta, pasi shumë persona mendojnë se kjo nismë është kundër ligjit.

Këtë hipotezë e ka mbështetur edhe avokati i njohur Jordan Daci, i cili në një intervistë për ABC News, tha se me ligj nuk lejohet të ndalosh këdo që të del përpara dhe vetëm një Oficer nga Policia Gyqësore  mund të bëjë kontrollin fizik .

Më tej shtoi se prokurorët e gjyqtarët nuk do munden të bëjnë drejtësi për shkak se ky aksion është pompuar fort në opinionin publik nga qeveria.

Ndërsa lidhur me përgjimet që do bëhen nga policia pa urdhër prokurorie, Daci tha se “ këto mjete do të kthehen kundër atyre që i votuan, sepse polici mund të përgjojë edhe shefat e tij, mund të përgjojë edhe Ramën. Pra siç thotë ajo shprehja tek gropa që hap për tjetrin bie vetë.”

Po ashtu, Daci u pyet edhe për Vettingun teksa u shpreh se “unë jam i pari që dua të pastrohet gjyqësori. Por mendoj se përfitimi është më i vogël se kosotja që po paguajmë, sepse po shpërdorohet. Unë si qytetar dua të shkoj në gjykatë të marr dretjësi sa më shpejt. Gjysma e paditësve që janë të moshës 65 vjeç e lart sdo kenë shansin të marrin drejtësi. Kjo sepse me largimin e gjyqtarëve krijohet një numër i madh dosjesh që presin për gjykim. Nëse në Gjykatën e Tiranës koha e gjykimit ka qenë nga 3 muaj deri në 1 vit, tani shkon mbi 1 vit edhe për çështje lehtësisht të zgjidhshme. Edhe diçka tjetër në Apelin e Tiranës po shqyrtohen çështjen e vitit 2016 dhe kjo do të vijë duke u përkeqësuar.”

Pjesë nga intervista

Xhafo: Pra nëse më ndalon polici dhe më thotë hap bagazhin e makinës, mund ti them jo?

Daci: Polici ka të drejtë të kontrollojë dokumentet e automjetit. Kontrolli personal dhe kontrolli i makinës bëhet vetëm me vendim gjykate. Këtu ka edhe përjashtime… Policia kur ka informacion për një eksponent të rrezikshëm, kriminal që lëviz me armë etj, ka të drejtë ta ndalojë dhe kontrollin e bën Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Xhafo: A mund ta rrëzojë Kushtetuesja ligjin anti-KCK?

Daci: Këtë paketë ligjore mund ta çojnë në Kushtetuese një seri subjektesh, si OJF, Avokati i Popullit, që duhet të dalë të prononcohet. Po kështu janë institucionet kushtetuese, 1/5 e deputetëve mund ta çojnë në Kushtetuese. Edhe kjo shumicë që po e voton në parlament e di se është anti-kushtetues, por në mungesë të kësaj gjykate përfitojnë dhe bëjnë ligje që nuk qendrojnë. Unë mendoj se anëtarët e ardhshëm të Kushtetueses do kenë integritet dhe do ta rrëzojnë këtë ligj.

Shpërndaje
Share.

Komento