Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ofensiva ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan, akuzat ndaj Kinës për sponsorizimin e sulmeve!

00:11 02/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, sipas disa mediave ndërkombëtare, gjatë kohëve të fundit ka marrë informacione të pakonfirmuara nga agjensitë amerikane të zbulimit, se Kina u ofroi para disa aktorëve joshtetërorë në Afganistan për të sulmuar ushtarët amerikanë.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump të enjten konfirmoi për Zërin e Amerikës detajet e “inteligjencës së deklasifikuar” të botuar nga faqja e internetit Axios një ditë më parë.

“Informacioni sekret u përfshi në raportin që iu dha presidentit më 17 dhjetor dhe Trump u informua personalisht për këtë çështje nga këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien”, sipas agjencisë së lajmeve Axios.

Zyrtarët amerikanë thuhet se po punojnë për të vërtetuar zbulimet e inteligjencës, të cilat ka të ngjarë të rrisin tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

“Nuk është asgjë tjetër përveç një lajmi të rremë që synon të njollosë Kinën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin të enjten ndërsa iu përgjigj pretendimeve të Shteteve të Bashkuara në konferencën e tij të rregullt për shtyp. Ai tha se akuzat kishin për qëllim të “dëmtonin imazhin e Kinës” dhe të dëmtonin marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne kurrë nuk kemi filluar luftë me të tjerët, dhe as nuk kemi paguar aktorë jo-shtetërorë për të sulmuar vendet e tjera”, theksoi Wang.

Zëdhënësi kinez pohoi se vendi i tij nuk përfshihet në konfliktet e brendshme në Afganistan dhe përsëriti mbështetjen e Pekinit për procesin e paqes dhe pajtimit të nisur nga Shtetet e Bashkuara, i cili synon t’i japë fund dy dekadave të luftës në këtë vend të Azisë Jugore.

“Komuniteti ndërkombëtar ka një konkluzion të drejtë mbi atë se kush po demonstron forcën, duke bërë luftëra përmes palëve të treta dhe duke nxitur probleme që prishin paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha zoti Wang, pa dhënë shpjegime.

Nuk është e qartë nëse Presidenti i zgjedhur Joe Biden është informuar në lidhje me komplotin e pretenduar kinez.

“Ekipet tona do të përpiqen të mësojnë sa më shumë në lidhje me këto akuza nga administrata në largim, dhe ky është një ilustrim tjetër pse kemi nevojë për bashkëpunim të plotë, përfshirë nga Departamenti i Mbrojtjes”, i tha rrjetit CNN një zyrtar i ekipit të tranzicionit të zotit Biden që nuk pranoi të zbulonte identitetin.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë kohët e fundit janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare, pronës intelektuale dhe çështjeve të tjera. Uashingtoni ka qenë gjithashtu shumë kritik ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut që Kina pretendohet se po kryen kundër pakicës myslimane të ujgurëve në rajonin e saj perëndimor të Xinjiangut.

Pekini ka mohuar akuzat për shkeljen e të drejtave të komunitetit mysliman, duke thënë se ato janë pjesë e një fushate propagandistike keqdashëse perëndimore ndaj Kinës.

Nuk është e paqartë nëse aktorët e ashtuquajtur jo-shtetëror që pretendohet se Kina u ofroi para për komplotin kanë qenë pjesë e grupit të Talibanëve, i cili po drejton një kryengritje vdekjeprurëse kundër qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij viti, raportet e mediave amerikane treguan se Rusia pretendohej se ishte përpjekur të paguante militantë të lidhur me kryengritësit e Talibanëve në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

Presidenti Trump, megjithatë, nuk e ka kritikuar Rusinë publikisht për këtë çështje, duke i hedhur poshtë raportet si “lajme të rreme”.

Skeptikët si Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit të Azisë në Qendrën Ëilson të Uashingtonit, thonë se asgjë nuk mund të përjashtohet duke patur parasysh sa të tensionuara dhe toksike janë bërë marrëdhëniet SHBA-Kinë.

“Unë jam skeptik për këtë. Nuk mendoj se Kina do ta bënte një gjë të tillë, duke patur parasysh se Pekini kryesisht pajtohet me politikën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe preferon të mbajë një profil të ulët atje dhe të mos turbullojë ujërat”, deklaroi Kugelman për Zërin e Amerikës.

“Gjithashtu, ndërsa [Kina] ka një profil të madh diplomatik në Afganistan, ajo nuk ka prani të madhe sigurie dhe me sa duket i mungon rrjeti për të bashkëpunuar me militantët. Me fjalë të tjera, nëse Pekini po kërkon të godasë Shtetet e Bashkuara, ka më shumë të ngjarë ta bëjë atë diku tjetër”, ka shtuar Kugelman./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: afganistanakuzatkinasulmetushtaret amerikan

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para

Projektligji për Mbrojtjen Kombëtare, republikanët e Senatit rrëzojnë veton e Trump!

Lajmet e fundit

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English