Skip to content
Të Gjitha

OBSH paralajmëroi! Thellohet bilanci i të prekurve dhe viktimave në Kosovë

· 1 min lexim

Kur po dukej se situata nga koronavirusi në Kosovë ishte nën kontroll, ditën e sotme bilanci është thelluar ndjeshëm pasi janë regjistruar 19 raste të reja duke e çuar në 184 numrin e të infektuarve.

Gjithsej, gjatë ditës së sotme, sipas IKSHPK janë testuar 259 persona, ndërsa në total deri tani janë kryer 2, 352 teste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë prej tyre në Smrekonicë-Vushtrri, tre në Prishtinë, dy në Senik-Malishevë dhe nga një rast në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sakaq, janë shëruar edhe gjashtë pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshshëm të të shëruarve në 30.

Deri tani, kanë ndërruar jetë 5 persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kujtojmë se më herët këtë javë, OBSH paralajmëroi Kosovën të marrë masa më serioze sepse situata mund të përkeqësohet.

https://www.facebook.com/396882500439760/posts/2655546734573314/