Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për herë të parë përmes një deklarate për shtyp në lidhje me 2 denoncimet që bëri në Facebook për vdekjen e Lear Kurtit, i cili humbi jetën në duart e policisë.
Berisha hodhi akuza të rënda mbi efektivët që sipas tij kanë ushtruar dhunë mbi Kurtin dhe se gjatë atij momenti ka pasur edhe policë të droguar.
“Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte re prova shteruese për mbytjen e Lear Kurtit të riut 32-vjeçar nga banditë me uniformë të droguar.
O Noke më mbytën! Ishte klithma para se te jepte shpirt sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje e mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Ramës dhe Çuçit të tij të familjes. hodhën poshtë trillimet manipulimet e inskenimet e një kriminelit të pashoq në radhët e policisë, Ardi Veliu i cili për të mbrojtur padronët e tij vrau për të dyti Kurtin. Investigimet e TV faktuan se mbi Leart Kurtin një bandë prej katër policisë, mes tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore.
Filmimet faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt gënjeu shqiptarët kur tha se Kurti po qendronte para një objekti për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për akt delinkuent, kur ai po ecte i vetmuar. nga kamerat. Po ecte i vetmuar duke folur në telefon me mikun apo familjarët e tij. Mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh poshtë se sipas tyre patrulla prej 2 policësh e ndaloi,. Pranë tij në barbarinë e ushtruar në rrugë ishin të paktën katër policë e banditë me uniformë.
Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma. Ekspertë mjekoligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Kurtit i morën shpirtin xhelatë me uniformë dhe pasi i orën shpirtin e dërguan në spital. Pastaj i bënë autopsi pa asnjë prani të familjarëve apo të avokatit të tij”, tha Berisha.