Skip to content
Politikë

“O gore, ç’ke….”/ Degjeneron debati mes Bardhit dhe Braçes në Kuvend

· 2 min lexim

Ka degjeneruar në fyerje debati në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Erion Braçes, ndërsa opozitës i është rrëzuar kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës që Bardhi ishte duke folur në foltore, Braçe e ka fyer nga vendi kreun e grupit parlamentar të opozitës.

Bardhi i akuzoi socialistët se janë zëdhënës të krimit të organizuar, ndërsa iu kërkoi vetëvrasje e Pal Trashajt përpara SPAK-ut, për shkak të zhvatjes që i ishte bërë nga kompania e mikrokredive MCA.

Teksa deputeti demokrat fliste në foltoren e Kuvendit ka ndërhyrë Erion Braçe, i cili iu drejtua duke i thënë “na plasi tr*pi çfarë thua ti”.

Debati i plotë

Bardhi: Ça ke ti mo gore ça ke? Ça ke

Braçe nuk dëgjohet

Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty

Braçe: K*rvë burrë

Bardhi: Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni në kreditë e këqija

Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalorin që përdori ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)