Nxorri përgjimet për blerjen e votave, Rama padit “ Bild”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i përgjimeve të “Bild”, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se shumë shpejt nis procesi gjyqësor ndaj gazetës gjermane “Bild”.

Në audiopërgjimet e publikuara faktohet shitblerja e votave dhe manipulimi i proceseve zgjedhore në Shqipëri.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan kryeministri Rama.

Rama e kishte paralajmëruar se do të ngrinte padi ndaj “Bild” e ndaj reporterit Peter Tiede”, që publikoi përgjimet e dosjeve 339/1 dhe 184/1. Nga ana tjetër Tiede nuk u tërhoq nga iniciativa e tij, duke thënë se përgjimet ishin të vërteta dhe ja kishte dhënë Prokuroria.

Kryeministri i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz.

Nga të majtët përgjimet janë konsideruar si nxjerrje e sekretit hetimor. Gjithashtu prokurorët e çështjeve, Vladmir Mara dhe Dritan Prençi nxorrën edhe një shkresë, ku i kërkonin mediave ndalimin e materialeve lidhur me këto dy dosje.

Shpërndaje
Share.

Komento