Skip to content
Të Gjitha

Nxorri dy persona nga rrënojat, zjarrëfikësi hero: Krenar për qytetarët e mi që marrin ajrin e kësaj toke

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama vlerësoi me medalje, Luan Kapajn, zjarrfikësin nga Vlora, për kontributin e tij në operacionet e shpëtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kapaj ishte një nga zjarrfikësit që rrezikoi jetën e tij, duke u futur poshtë rrënojave.

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe qytetarët e shpëtuar prej tij.

Në fjalën e tij, Luani tha se është krenar për dy qytetarët që sot marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e këtij dielli.

Ai zotua se do t’i shërbejë popullit të tij, deri në momentet e fundit të jetës.

“Më shumë sesa krenar kjo medalje mua më bën krenar për dy qytetarët e mi që sot janë bashkë me ne, marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e këtij dielli. Unë do t’i shërbëj popullit tim deri në momentin e fundit të jetës time”, tha Luani.

Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Gjithashtu dëmi ekonomik ishte shumë i madh, pasi mijëra qytetarë humbën banesat e tyre.