“Nuk zgjidhet me edukim kjo punë”, propozimi i çuditshëm i Preç Zogajt për mbrojtjen e grave nga vrasjet: “T’u jepet arma dhe t’u bëhet kurs”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analisti Preç Zogaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku është folur rreth dhunës dhe vrasjeve të grave në Shqipëri.

Ndër të tjera, Zogaj dha një propozim paksa të çuditshëm për mbrojtje e grave nga dhuna.

Ai tha se çdo grua që pajiset me urdhër mbrojtjeje duhet të pajiset edhe me një armë.

Madje, grave u duhet bërë edhe një kurs për armën dhe për vetëmbrojtjeje.

Kur t’i jepet urdhëri i mbrojtjes, t’i jepet dhe arma. T’i jepen dhe armët grave që të vetëmbrohen. Nuk zgjidhet me edukim kjo punë. Arma është një gjë. Madje t’u bëhet dhe një kurs, ja urdhëro mere armën dhe mbrohu. Do presim të edukohen këta pas 500 vjetësh. Jemi gati 1000 vite mbrapa me qytetërimin ne,”– u shpreh Preç Zogaj.

2020 nisi me dy ngjarje që tronditën publikun shqiptar.

Rasti i parë është ai i viktimës nga Tepelena, e cila u vra nga nipi i bashkëshortit dhe shokët e tij.

Ndërsa rasti i dytë, vjen nga kryeqyteti, në Paskuqan ku një 30-vjeçare u vra nga kunati i saj.

Shpërndaje
Share.

Komento