Nuk vuri mend, 24-vjeçari shqiptar e pëson keq pasi theu 14 herë arrestin shtëpiak

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata e Frosinones në Itali me tre vite e dy muaj burg. Atij i është vënë edhe një gjobë prej 14 mijë eurosh, po nga kjo gjykatë.

E gjitha kjo ka ndodhur, pasi Klevis Bedushi është përgjegjës për 20 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike si kokainë dhe hashash.

Këtë aktivitet shqiptari e ka kryer mes periudhës 1 maj dhe 25 qershor 2018. Që nga data 13 qershor 2018, 24-vjeçari shqiptar ndodhej në arrest shtëpie, por të cilin e ka thyer 14 herë.

I riu momentalisht është në burg duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.

Prokurorja Rossella Ricca kishte kërkuar 3 vite e 7 muaj burg për shqiptarin, i cili falë procesit të shkurtuar përfitoi 5 muaj ulje. Pas daljes nga burgu shqiptari do të dëbohet edhe nga Italia.

Shpërndaje
Share.

Komento