“Nuk vuri duart mbi Kushtetutë”, flet noterja që legalizoi betimin e Arta Vorpsit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarja e përgjedhur nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, u betua sot te noterja Miranda Xhemalçe.

Kjo e fundit ka sqaruar të gjithë procedurën e ndjekur.

Xhemalçe shprehet, se noterizimi i betimit ka kushtuar vetëm 26 mijë lek të vjetra.

Më tej ajo shton se puna e saj, nuk e zëvendëson atë të presidentit, pasi thjesht ka legalizuar firmën.

Noterja ka zbuluar se Vorpsi nuk e ka bërë betimin duke vendosur duart në Kushtetutë.

Noterja Miranda Xhemalçe: Jo e hodhi firmën duke më vënë mua në djeni. Kjo është detyra ime dhe unë nuk mund ta refuzoj. U paraqit me kartë identiteti, verifikova kartën. Nuk u betua mbi Kushtetutë, nuk vuri duart mbi Kushtetutë.  Nuk mund të marr atributet e presidentit. Unë mund të verfikoj se kush është person dhe çfarë thotë. Unë legalizoj formën e Arta Vorpsit, por edhe ta refuzoj për mua do të ishte shkelje. Tarifat janë siç e ka vënë ministri. Kjo ka kushtuar 20 mijë lek të vjetra deklarata, plus taksën e pullës, 26 mijë lek. Dhe ju po të vini unë jam i detyruar të marr përsipër deklarimin. Kam bërë vetëm vërtetimin e firmës së saj, emër-mbiemër. Nuk vuri dorë mbi Kushtetutë. Bëri vetëm deklarimin emër-mbiemër. Nuk jam unë organi i që bëj këto. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për firmën. Unë e lexova patjetër, por legalizova vetëm firmën e Arta Vorpsit. Po t’a refuzoja do të ishte shkelje. Dhe ju po të më kërkoni do e bëj. Unë bëj mbi 10 deklarata në ditë. Çdo gjë është e ligjshme, kjo është procedurë e çdo noteri.  Ka 6 vite që është klientja ime. Unë s’merrem hiç me politikë. Ajo ka ardhur këtu para 6 vitesh. Kjo është qëllimi i saj  si e paraqit. Unë vërtetoj vetëm që ishte firma e Arta Vorpsit. Mund t’jua tregoj edhe juve, neni 62., gërma ë. Unë vetëm këtë bëj.

Veprimi i Vorpsit vjen pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, për mosdekretimin e kandidaturës së saj.

Kreu i Shtetit madje ka nisur një betejë institucionale me KED, pasi në vendin e Vorpsit emëroi dje Marsida Xhaferllarin.

Ngërçi për Kushtetuesen do të nxjerrë nesër Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme.

Shpërndaje
Share.

Komento