Dekretoi Xhaferllarin, PS përgatit rezolutën kundër Metës nesër në Kuvend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka thërritur sot për betim, 3 anëtaret e zgjedhura për Gjykatën Kushtetuese.

Midis tyre ishte edhe Marsida Xhaferllari, kandidate e emëruar nga vetë Meta pasditen e djeshme.

Ishte pikërisht kjo kandidaturë që solli përplasjen mes presidencës dhe Kuvendit.

Kjo për shkak se Kuvendi kishte votuar më parë në këtë post, Arta Vorpsin, kandidaturë që nuk u njoh nga Meta, pasi sipas tij ishte shkelur procedura.

Ngërçi në Kushtetuese, ka detyruar Kuvendin që të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu ditën e sotme, Konferenca e Kryetarëve, vendosi hartimin e një projektrezolute, ku do të mbahet një qëndrim në lidhje me dekretimin e Xhaferllarit nga Meta.

Shpërndaje
Share.

Komento