“Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori”? Krimet e Rënda vendosin gjykim të shkurtuar për Tahirin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit është paraqitur te Krimet e Rënda disa hërë, por edhe herën e fundit pasi u shty seanca, Tahiri i ironizoi me një foto nga aplikacioni “FaceApp”.

Seanca e 17 korrikut u shty për shkak se prokurorisë i kishin humbur disa dokumente të nxjerra nga përgjimet e Habilajt. Ditën e sotme, është paraqitur së bashku me avokatin Maks Haxhia.

Më 10 shtator do të jepet edhe pretenca për Tahirin. Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të gjykatës Tahiri e ka quajtur  absurd faktin që gjyqi ndaj tij është shtyrë për herë të katërt.

“U bënë dy vite besoj se dhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim dhe akoma më e tepërt. Tani është shtyrë për në shtator. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?

Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyrje letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim. Prokuroria duhet ta ndajë mendjen, ose të dënojë një kriminel ose të lërë të qetë një njëri të pafajshëm”, tha Tahiri.

Ndaj Tahirit janë ngritur tre akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

Shpërndaje
Share.

Komento