Nuk u lejuan të futen në Shqipëri, 60 shqiptarë bllokohen në Kakavijë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi kaluan doganën greke të Kakvijë, 60 shqiptarë nuk janë lejuar të futen në territorin tonë. Tashmë ata janë në tokë neutrale, pas bllokimit nga pala shqiptarr. Për ta nuk ka ende një vendim nga autoritetet shqiptare.

Që pas shpërthimin të COVID-19 në vendin tonë, qeveria mbylli kufijtë me vendet fqinje përfshi edhe Greqinë.

Në pikat doganore, është lejuar vetëm kalimi i kamionëve dhe furgonëve me mallra, shoferët e të cilëve i nënshtrohen kontrolleve nga grupet mjekësore të vendosura në kufi.

Që nga dita e hënë, ka nisur riatdhesimi i të gjithë shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve.

Ndërkohë një ditë më parë, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke për këtë problem.

Ministria e Punëve të jashtme pak momente më parë bëri me dije se ka përfunduar riatdhesimi i rasteve emergjente.

Ndërkohë të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë kufijve, duhet të telefonojnë në numrat e vëna në dispozicion ose të dërgojnë email.

Shpërndaje
Share.

Komento