Nuk u gjetën prova për tre vite, mbyllet dosja “ÇEZ”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen “ÇEZ”, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë.

Vendimi u dha ditën e sotme, nga gjykatësi Lazër Sallaku.

Hetuesit përgjatë 3 viteve, nuk arritën të gjenin elementë të veprës penale për ish-zyrtarët.

Në lidhje me çështjen “ÇEZ”, u morën në pyetje një sërë zyrtarësh të lartë, në mesin e të cilëve ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha.

Gjithashtu për këtë çështje, qeveria ngriti një komision hetimor të drejtuar nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Komisioni arriti në konkluzionin, se nga procedura e privatizimit, shtetit shqiptar i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milion eurosh.

Bazuar në konkluzionet e komisionit hetimor, gjykata rrëzoi prokurorinë dhe hapi sërish çështjen.

Më pas në kuadër të hetimeve, u morën në pyetje, ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij, Shkëlzen Berisha, ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe biznesmeni Nuel Kalaj.

Me vendimin e ditës së sotme, kjo dosje konsiderohet e mbyllur.

Shpërndaje
Share.

Komento