Nuk pranoi të hiqte hixhabin, vajza myslimane nuk lejohet të futet në lokalin e natës
Një vazjë myslimane është ndaluar të futet në një klub nate, për shkak të hixhabin.
Ngjarja është regjistruar në Sidney të Australisë.
Soaliha Iqbal po priste në radhë me miqtë e saj, për t’u futur brenda në lokal, kur njëri prej anëtarëve të stafit, i tha se duhet të hiqte hixhabin.
“Po bisedoja dhe po bëja shaka me miqtë e mi. I zgjata dokumentin e identifikimit anëtarit të stafit, por ai as nuk e mori dhe as nuk pyeti për të. Ai më kërkoi që të hiqja hixhabin”, shkruan në rrjetet sociale 21-vjeçarja.
E reja tregon se ishte shokuar dhe ishte ndjerë e diskriminuar në atë moment, shkruan “Metro”.
Policët që ishin duke patrulluar, ndërhynë kur panë se biseda u nxeh, ndërsa punëtorin e lokalit e quajtën racist.
Ajo tregon gjithashtu se kurrë nuk kishte pasur probleme me hixhabin, ndërsa shton se stafi refuzoi që t’i kërkonte falje dhe nuk pranonin, se kërkesa e tyre ishte e gabuar.