Nuk pendohet për vrasjen e shokut, Keta – “desha dhe e vrava”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

U ndalua për vrasjen e Arlind Pashës por Fatjon Keta duket se nuk është penduar, madje ai ka “mbajtur” një premtim me krimin e tij.

Autori i ngjarjes që tronditi Bulqizën ditë më parë, i kishte deklaruar personelit mjekësor që e shoqëroi drejt Spitalit Psikiatrik të Shkodrës, një vit më parë:

“Do të më njohë Arlind Pasha se kush jam unë. Do të më njohin ai dhe shokët e tij”.

Fatjon Keta kishte tentuar dy muaj më herët, të godiste me thikë edhe 2 persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasoja.

Sipas informacioneve, ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej për dhunën që ushtronte në familje.

Keta vrau disa ditë më parë bashkëmoshatarin Arlind Pasha, pasi e qëlloi me thikë kur ai ishte duke ecur në trotuar.

Autori shokoi me deklaratën në polici, ku tha – “e vrava se doja”.

Shpërndaje
Share.

Komento