Skip to content
Të Gjitha

Nuk ndalet Arta Marku/ Dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Kryeprokurore të Përgjithshme

· 2 min lexim

Gara për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme është duke u bërë gjithmonë e më e fuqishme, sidomos tani që u përfshi një emër shumë i përfolur.

Pas tre kandidaturave tashmë të zyrtarizuara, ditën e djeshme ka dorëzuar formularin e saj edhe Kryeprokurorja e Përgjithshme e vendosur në mënyrë të përkohëshme, Arta Marku.

Marku ka dorëzuar me postë kandidaturën e saj pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të vazhduar drejtimin e insititucionit që është duke e drejtuar që prej 19 dhjetorit të vitit 2017.

Marku është një personazh i njohur, mirëpo gara është e fortë pasi pjesë e saj janë edhe Olsian Çela, njëri prej prokurorëve që u përplas me Donika Prelën për pretencën në çështjen “Shullazi”.

Një tjetër kandidaturë është ajo e Fatjona Memcaj, e cila ka dënuar në Apel Kastriot Ismailin dhe ka përfaqësuar gjithashtu edhe shumë çështje kundër korrupsionit.

Si dhe Lulzim Alushaj, avoakt me eksperiencë të gjatë në fushën e drejtesisë. Gara është e fortë, mirëpo më e fortë bëhet tani me përfshirjen e Markut të në.

Mirëpo mund të kemi edhe surpriza, pasi afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave është deri në datë 2 maj dhe pas kësaj, emrat kalojnë për shqyrtim në Parlament, i cili merr edhe vendimin përfundimtar për atë që do të drejtojë Prokurorinë e Përgjithshmë.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë).