Skip to content
Aktualitet

“Nuk morëm pjesë në votime”, denoncimi: Po na heqin ndihmën ekonomike

· 2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik ditën e sotme, një denoncim të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili thotë se është nga fshati Gjinar i Elbasanit.

Ai shprehet se më 30 qershor, banorët e këtij fshati janë detyruar me zor të marrin pjesë në votime, dhe ata janë mbajtur shënim.

Ndërkohë që sipas tij, personat që nuk kanë votuar janë paralajmëruar për heqjen e ndihmës ekonomike.

Kutojmë këtu që ish-kryeministri Sali Berisha publikon gjitmonë denoncime nga qytetarë të ndryshëm në lidhje me problem nga më të ndryshmet, për të nxjerrë në pah probelmet e sistemit në të cilin jemi duke jetuar.

Denoncimi i plotë:

Edvin Kristaq Avdyii/Lala/Keshi nderpret ndihmen ekonomike per ata qe refuzuan narkofarsen moniste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha
Un jam nje banore e fshatit Gjinar te Elbasanit,ne fshatin tone banoret u detyruan te shkojne te votojne. Disa nga familjet qe nk kane votuar (perfshire dhe familjen time) tani kercenohen me urdher nga larte na thone per heqjen e ndihmes ekonomike. Kjo ndihme ekonomike eshte e vetmja e ardhur per shum familje, nese hiqet kjo ..me cfare do jetojne keto familje??!
Te gjitha sepse jane mbajtur shenim kush ka votuar e kush jo …
Votimi eshte zgjedhje e lire por mesa duket ketu ne vendin gjerat po kthehen shum mbrapa,ne kohen e komunizmit Ku jemi te detyruar te votojme e t’ju bindemi per te mbijetuar .