“Nuk më ka dorëzuar asnjë platformë”, Meta-Ramës: Gënjen! Nuk është lajm as për të huajt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, presidenti Ilir Meta bëri të ditur se i ka dërguar Ramës platformën për të unifikuar qëndrimin e të gjitha palëve politike me synimin e vetëm integrimin evropian dhe se nuk kishte marrë përgjigje.

Këtë deklaratë të presidentit kryeministri Rama e përgënjeshtroi nëpërmejt një postimi në Tëitter, ku thotë se nuk ka marrë ndonjëherë asnjë platformë.

Madje Rama është shprehur se është i gatshëm që të ulet me të dhe me opozitën që t’i vënë pikat mbi “i” për reformën në drejtësi se teatri iku e na la ka thënë me fjalët e tij kryeministri.

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika!

Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore!

Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan Rama.

Ndërsa nga ana tjtër, menjëhërë pas postimit të Ramës, ka reaguar edhe vetë presidenti Meta.

Ky i fundit i është përgjigjiur me një fjali Ramës., pa u dashur të zgjatet.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.

Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan Rama në postimin e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento