Nuk linin gjë pa vjedhur, arrestohet banda e skifterëve shqiptarë në Greqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një grup shqiptarësh janë arrestuar në Mikonos të Greqisë pasi kishin vjedhur një sërë shtëpish.

Të arrestuarit janë nga mosha 23 deri 39 vjeç. 7 persona janë arrestuar e ndërsa një tjetër është në kërkim nga policia.

Mbi grupin e bandës së shqiptarëve, tashmë të arrestuar, rëndojnë veprat penale të organizimit të grupit kriminal, vjedhjes, dhunës ndaj nëpunësve civilë, hyrjes ilegale, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Forcat e policisë në 18 korrik të këtij viti kishin spikatur një makinë të dyshimtë, me të cilën lëviznin shqiptarët.

Nga kontrolli i policisë i kryer në automjet u gjetën dhe sekuestruan 8 pasaporta të palëve të treta; shufra metalike; 4 doreza pune; 2,230 euro, 1,500 dollarë, 11,000 paund Liban, 180 rads të Afrikës së Jugut; 3 telefona celularë.

Në një hetim edhe më të hollësishëm, në një nga banesat e autorëve të arresuar janë gjetur edhe lëndë narkotike kokaunë, disa pasaporta false e shumë telefona celularë.

Tre raste të vjedhjeve të disa vilave turistike kishin ndodhur në një zonë të afërt me njëra-tjetrën. Skema e vjedhjes që përdorej ishte e njëjtë, prandaj edhe kapja e grabitësve ishte më e lehtë.

Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë e Simvoulio Syros, ndërsa hetimi vazhdon me qëllim që të verifikohet përfshirjen e tyre edhe në raste të tjera të ngjashme.

Shpërndaje
Share.

Komento