Skip to content
Të Gjitha

Nuk lëshonin kupon dhe kishin rritur çmimet/ Procedohen penalisht 3 administratorë, gjobiten 9 të tjerë

· 1 min lexim

Në kohën kur Shqipëria po kalon një situatë të vështirë ekonomike, disa persona po mundohen të përfitojnë duke rritur çmimet.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh ndërsa janë gjobitur 9 të tjerë.

Denoncimet nga qytetarët kanë qenë të shumta, si për abuzimet me çmimet e subjekteve që tregtojnë fruta-perime me shumicë dhe pakicë, por edhe për farmacitë, të cilat nuk lëshojnë kupon tatimor.

Si rezultat i kontrolleve janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë, 7 administratorë, konkretisht shtetasit J. P., K. B., M. Xh., K. S., P. C., M. A. dhe G.

Në Tiranë u procedua penalisht shtetasi P. Ç., pasi nuk paguante taskat dhe tregonte medikamente pa kupon në farmacinë e tij.

Në Vlorë ndërkohë u gjobitën me 50 mijë lekë M.I. dhe A.A., pasi nuk lëshonin kupon tatimor, ndërsa u proceduan penalisht M.Xh. dhe E.Gj., për ushtrim aktiviteti të parregullt.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjoba deri në mbyllje të biznesit për abuzuesit.