Nuk lëshoi kupon tatimor, Rama i vë kyçin kompleksit turistik më të madh në Dhërmi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lufta kundër informalitetit ka vazhduar edhe këto ditë. Duhet thënë se kjo luftë ka nisur “fuqishëm”, ku ditën e sotme është bllokuar edhe club-i më i famshëm në Dhërmi. Kompleksit “Havana” i është vënë kyçi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ku ka shprehur keqardhje për kompleksin luksoz.

Sipas kryeministrit Rama, askush nuk është mbi ligjin dhe në shkrimin e tij ka shprehur habi sesi një investim aq i madh si “Havana” të mos respektojë ligjin, e më pas ta paguajë si “frëngu pulën” vetëm se nuk lëshon kupon tatimor.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane. Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën.
Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë?nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje
Share.

Komento