Nuk ka pandemi për Festivalin e Këngës në RTSH, publikohet lista me këngët pjesëmarrëse

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe pse jetojmë në një kohë pandemie ku shumica e evenimenteve dhe ngjarjeve kulturore dhe jo vetëm janë shtyrë, Festivalit i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nuk ka menduar diçka të tillë.

Kjo pasi së fundmi, festivali i RTSH-së që këtë vit mban edicionin e 59-të ka shpallur listën me këngët e pranuara për të marrë pjesë në festival.

Në komisionin për pranimin e këngëve janë Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa.

Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e dërguara në RTSH, u vendosën që 26 këngët që do të marrin pjesë në festival të jenë si më poshtë:

Peng- Devis Xherahu

Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi

Kush je ti dashuri- Festina Mejzini

E morën botën- Franc Koruni

Pendesë- Inis Neziri

Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj

Më jep jetë- Gjergj Kaçinari

Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)

Tjerr- Evi Reçi

Vashëzo- Rosela Gjylbegu

Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)

Do t’ja dal- Klinti Çollaku

Karma- Anxhela Peristeri

Si ajo- Ëendi Mancaku

Ty- Fatos Shabani

Vajzë- Florent Abrashi

Njësoj- Enxhi Nasufi

Ajo vajza- Kamela Islamaj

Zjarri im- Era Rusi

Jo- Erikson Lloshi

Më mbron- Xhesika Polo

Ora e jetës- Manjola Nallbani

E lirë- Giliola Haveriku

Nënë- Viktor Tahiraj

Vendi im- Agim Poshka

Meteor- Stefan Marena

Shpërndaje
Share.

Komento